Një nga emrat e parë që zbulohet mes miqve që do të marrin pjesë në Inaugurimin e presidnetit Trump, do të jetë Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit. Gazeta New York Post raporton se është planifikuar që me datë 20 janar presidenti Trump të takohet me kryeministrin izraelit.

Një burim i besueshëm nga ekipi tranzitor ka thënë se Trump ndodhet në bisedime të vazhdueshme me Netanyahu. Por po sipas këtij burimi, ata do të bisedojnë edhe në ceremoninë e inaugurimit, ndoshta gjatë rrugës për në top ceremoni.

Marrëdhëniet e Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara janë lëkundur kohët e fundit pas rezolutës së Këshillit. Të Sigurimit, ku shteti i Izraelit u trajtua në mënyrë të pandershme edhe nga administrata e presidentit Obama.

Duke folur për reporterët nga Mar- a- Lago, Trump kritikoi Kombet e Bashkuar për ndëshkimin ndaj Izraelit duke thënë se kjo ishte një sjellje e tmerrshme aq më shumë kur kryhet nga një trup ndërkombëtar.

/Veritas.com.al/