Mesnata e ditës së sotme mbyll aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit apo siç është quajtur ndryshe FBI-ja shqiptare, shumë aplikues kanë nxituar për tu bërë pjesë e kësaj strukture, partnere e ngushtë e SPAK.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bënë me dije se të premten ishin vetëm 165 aplikues ndërsa së fundmi numri ka shkuar afro 500. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se është ngritur edhe një Komision përzgjedhësh për hetuesit. Ky komision përbëhet nga tre prokurorë, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai.
Për hetuesit që do të përzgjidhen ka një sër kriteresh nga pastërtia e figurës e deri tek kontrolli i pasurisë. Ndërkohë të përzgjedhurit do tu nënshtrohen edhe të ashtuquajturës ‘makineria e të vërtetës’.
Mësohet se shumë aplikues janë nga radhët e shoqërisë civile ndërsa pjesa tjetër agjentë të krimeve.
VERITAS.COM.AL