Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Politik, për të diskutuar për listat e hapura dhe për ndalimin e koalicioneve para zgjedhore.
Damian Gjinkuri i PS përmes një deklarate publike për mediat thotë se se do të jetë në mbledhje së bashku me kreun e PS-së, Edi Rama dhe shpreh dëshirën që në tryezë të jenë edhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin.
Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.
Opozita jashtë parlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në Këshillin Politik.
Sipas tyre, marrëveshja duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.
“Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty. Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa pasur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.” thuhet në reagimin e tyre.
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka fgjetur mënyren se si të mos jetë prezent në mënyre ‘demokratike’, ai do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë .
Në kohën që në Tiranë do të mblidhet Këshilli Politik ku do të diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet, Lulzim Basha ka zgjedhur të qëndrojë larg zhvillimeve politike në vend, duke u “arratisur” për në Kosovë.
Kujtojmë që Lulzim Basha nuk pranoi që të ishte vetë pjesë e tryezës së Këshillit Politik duke çuar Gazment Bardhin, ndryshe nga Edi Rama që do të jetë vetë i pranishëm.
VERITAS.COM.AL/