Ndryshimi i ‘klimës’ politike në Perëndim, ku politikat e kufijve të hapur dhe të ‘dyerve të shqyera’ të kryera nga elitat liberale majtiste dhe qeveritë demagogjike ndodhen në ‘morsën’ e ndryshimit prej konservatorëve populistë të kontrollit mbi ‘emigracionin masiv’, mund të ndryshojë edhe politikat ndaj muxhahedinëve të Iranit në Shqipëri.

Ata janë strehuar këtu në periudhën e presidencës së Obamës dhe Hillary-t në Shqipëri; por duke ngritur një konflikt potencial mes Shqipërisë dhe Iranit.

A është koha për t’u kthyer në Iran?

Zëvendësministri i Jashtëm Iranian për Europën dhe Amerikën, Majid Takht Ravanchi deklaron se muxhahedinët që ka strehuar Shqipëria ‘kanë kryer krime’. Ai më tej shton se krimi nuk është ‘njëri i mirë’ e tjetri i keq’. Me këtë nënkupton se krimet e kryera nga vendet arabike në Europë ndëshkohen, atëherë pse nuk ndëshkohen krimet e muxhahidinëve në Iran?

“Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste”- tha ai.

Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt. Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup” – deklaroi ai për “Albanian Daily News“.

Shqipëria ka strehuar mbi 2, 000 muxhahedinë, që ndiqen nga regjimi në Iran.

Ambasada e Iranit ka reaguar përmes një e-mail për media, për lajmin se në Shqipëri është infiltruar terroriszmi iranian, duke thënë nuk është lajm i vërtetë.

Veritas.com.al/