Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime  shumë mbetet për t’u bërë për të arritur standardet e një shteti të BE. Gjysma e tyre lidhe me shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin. Po për këtë është komisioneri Varhelyi që do na thotë cfarë duhet bërë.

Ajo cfarë mund të them është se Shqipëria është e gatshme përkëtë ushtrim sfidues. Nëse përmbushim kriteteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim tarifat për qytetarët që sjellin para në shqipëri, mund të kursejmë afro gjysmë bilion euro nga xhepat e njerëzve. Ambicja jonë është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë.

Nëse ulim vetëm me 3 ore kohën e pritjes së kamionëve në kufi kursejmë, 25 mln euro  për të shkuar aty na duhet që të gjithë të kryejmë një proces mjaft kompleks. Mbështetur në përvojën nga Ballkani I Hapur ky ushtrim nuk është i lehtë. Nëse ia dalim që 500 bashkitë tona t’i përfshijmë në programin e internetit e cojmë shoqërinë në nivel krejt tjetër. Thënë kjo, nuk mund të theksoj më shumë se kaq nevojën për të lëmë politikën ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të fokusohemi te procesi.