(FOTO: Manuel Valls (majtas) dhe  Benoit Hamon (djathtas) në garën socialiste për President)

Partia Socialiste në pushte, e Francës është në prag të zgjedhjes së kandidatit për zgjedhjet presidenciale të Prillit.

Sot, e Diele, Manuel Valls,ish-kryeministër, dhe kandidati tjetër i krahut të majtë Benoit Hamon, janë të dy që po kontestojnë njëri tjetrin cili do të jetë kandidat i vetëm.

Por presidenti i tanishëm, Francois Hollande, i cili vjen nga Partia Socialiste, është thellësisht jo-popullor, gjë që i zvogëlon edhe shanset e dy kandidatëve për fitore.

Tre kandidatë: konservatori Francois Fillon, i krahut të djathtë Marine Le Pen, dhe centristi Emmanuel Macron kryesojnë sipas sondazheve.

Në primaret e sotme, e Diele, Benoit Hamon, 49 vjeç, aktualisht kryeson në popullaritet në garën e liberalëve, duke përfshirë edhe rezultatin e ardhur nga qytetarët.

/Veritas.com.al/