Majtistët po sulmojnë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka pse guxoi të qëndrojë prapa në tavolinën e presidentit në një foto të bërë në Zyrën Ovale me Presidentin Trump dhe kryeministrin Justin Trudeau të Kanadasë.
Foto e të treve e bërë gjatë vizitës së liderit të Kanadasë në Washington D.C. më 13 shkurt, e ka fiksuar Ivanka Trump të ulur në tavolinën e famshme të Rezolutave në Zyrën Ovale e rrethuar nga i ati, President Trump në të djathtë të saj dhe nga kryeministri Trudeau në të majtë.
Më vonë Ivanka e postoi foton në Twitter duke thënë: “Një diskutimi shkëlqyer mes dy liderëve botëror rreth rëndësisë së të qenit të grave në tryeza të tilla”.
Shikoni foton në Twitter, postuar nga Ivanka: