Të martë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi sot propozimin francez dhe BE e pati thënë qartë se nëse diçka e tillë do të ndodhte konferenca e parë do të mbahet javen qe vjen.

Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës. Opozita u largua nga salla e Kuvendit para se të niste votimi. Propozimi hasi shumë kundërshti nga opozita, e cila kanë zhvilluar debate të forta deh sot u largua nga salla pak para se të niste votimi. Kundër këtij propozimi kanë qenë edhe qindra qytetarë të cilët kanë protestuar me ditë me radhë dhe nuk munguan as sot jashtë Kuvendit.

Propozimi hasi shumë kundërshti nga opozita, e cila kanë zhvilluar debate të forta deh sot u largua nga salla pak para se të niste votimi. Kundër këtij propozimi kanë qenë edhe qindra qytetarë të cilët kanë protestuar me ditë me radhë dhe nuk munguan as sot jashtë Kuvendit. Sipas tyre, ky propozim cenon identitetin kombëtar.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pranidshme në Kuvedin maqedonas dy ditë më parë e bëri të qartë që me miratimin e propozimit francez javën tjetër do të mbahet konferenca nderqeveritare. Von der Leyen i siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me ‘fanatizëm’, por kjo deklaratë solli reagimin e opozitës e cila e quajti presidenten e KE-së tradhtare.

“Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme”, tha ajo.

Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian tashmë është i lirë, pas zgjidhjes së ngërçit që ishte krijuar nga vetoja bullgare. Bullagaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Franca doli me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i doli kundër duke zhvilluar në me shume ze dy jave protesta.

Cili është ‘Propozimi francez’?

Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018.