Të rinjtë LSI, pasi ka mbaruar seanca plenare Parlamentare për zgjedhjen e Prokurores së përkohshme- [ermes protestave të opozitës, – i janë drejtuar aeroportit të Rinas ku kryeministri Rama pritej të merrte avionin për në Bruksel.

Ata janë përballur me Policinë. Në një video të regjistruar nga vendi i ngjarjes dëgjohen thirrje “Mos më prek”, “mos me prek me dorë”. Sigurisht këto janë thirrje të të rinjve përballë Policisë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, deklaroi gjatë një konference për mediat se Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe derisa të largohet nga posti i Kryeministrit nuk do të mund të pijë kafe dhe të shëtisë i qetë.

Kryemadhi ka reaguar përmes një konference për mediat në lidhje me zhvillimet e ndodhura gjatë paradites, si në protestën e opozitës, ku u dhunuan nga policia protestuesit, ashtu edhe në sallën e Kuvendit.

Ajo e cilësoi si ditë të turpshme për Kuvendin e Shqipërisë atë që ndodhi sot.

Veritas.com.al/