Mbërrin nga Turqia avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID. 192 mijë doza kanë mbërritur, e ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.

Kryeministri Rama gjithashtu ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID. Ai shtoi se deri tani nga programi i Covax, marrëveshja me Sinovac, AstraZeneca dhe Pfizer janë siguruar në total 2 milionë e 640 mijë doza.

“Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.

Ambicia jonë është që deri në fund  të muajit qershor , por ajo që duam është që brenda majit të kemi vaksinuar gjysëm milioni qytetarë. Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit. Sot në Shqipëri ne kemi aktualisht 282 mijë vaksina dhe plus vaksinave që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik që së bashku janë 90 mijë.“- u shpreh Rama.

Ai ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.

“O ia dalim, o ia dalim.Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. Aeroporti Nënë Tereza – Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”, për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv. Objektivi: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershori”, shkruan Rama

VERITAS.COM.AL