U mbush një vit që nga koha e kampit të Hillary Clinton, që kishin marrë rrugë të gjerë për në Shtëpinë e Bardhë, por gjatë rrugës u përplasën  me kandidatin e atëhershëm, Donald Trump. Leximi mbi ekipin e Hillary që vitin e kaluar eksplodoi, një gjë ndoshta është në këtë mes që duhet thanë ‘falënderime’. Kjo është se Hillary-t nuk iu hap rruga për të drejtuar këtë vend.

Këtu janë të shtatë njerëzit që sot do të ishin në krye duke qeverisur vendin:

Hillary Clinton

Gruaja që deklaroi se të kërkosh legjitimitet të zgjedhjeve është e tmerrshme, ka shpenzuar gjithë vitin duke kërkuar legjitimitetin e zgjedhjeve ku humbi. Pasi brodhi gjithë vendin me këtë kërk=esë e hoshi fushatën e saj në ‘post-mortem’.

Aq shumë ka shkruar rreth zgjedhjeve të humbura, saqë mund të thuhet se sikur Hillary të citojë veten, kjo do të ishte ‘e tmerrshme’ për të.

Bill Clinton

Vetëm një vit pasi e la Shtëpinë e Bardhë gruaja e tij, Bill kishte bërë plan që të kthehej përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Do të thyente rekord mes Demokratëve për kohën e gjatë të qëndrimit në shtëpinë e Bardhë.

Por në vitin 2017 rekordet për skandalet seksuale të ish- presidentit u kthyen pas nën prozhektorë të fuqishëm. Ato iu bashkuan edhe skandaleve të tjera seksuale nga politika dhe nga Hollivudi.

Para një viti ai ishte planifikuar të bëhej i pari ‘First Husband” i Amerikës, ndërsa tani po shikohet si një njeri nga shtresat e ulëta.

Huma Abedin (dhe Anthony Weiner)

Huma Abedin dhe burri i saj Anthony Ëeiner para një viti ishin në qendër të orbitës së Hillary Clinton. Bill Clinton e martoi çiftin, dhe Weiner — ish kongresmen i Neë York nisi të ketë ambicie për president të Amerikës. Por një seri skandalesh seksuale e rrethuan Ëeiner. Abedin, megjithatë, mbeti shumë afër me Hillary, kandidate për vitin 2016.

Pas një viti tanimë Weiner është i burgosur, i dënuar me 21 muaj në qeli për krime. Abedin ka plotësuar kërkesën për divorc nga Weiner dhe deri tani po mban një profil të ulët.

John Podesta

Kryetari i fushatës së Hillary Clinton, ishte fytyra publike e saj, deri në humbjen e fushatës në Nëntor 2016 kur gjatë natës u shfaq në publik dhe iu bëri thirrje mbështetësve që ‘të qëndrojnë e të presin’.

Një vit më vioonë gjërat nuk kanë shkuar më mirë për mendjen djallëzore te Demokratëve. Podesta, emailet e të cilit dolën sheshit nga WikiLeaks menjëherë nisi akuzat për përzierje të Rusisë në fushatën elektorale.

Por tani  John dhe vëllai i tij Tony kanë ngritur një biznes me emrin ‘ Podesta Group’ për të cilin ‘The New Yor Times shkruan se mund të mbyllet shpejt. Prej kohe grupi është vënë nën vëzhgim për parregullsi.

Robby Mook

Ish menagjkeri i fushatës, Robby Mook, njeriu që ishte ngritur si mjeshtri i strategjisë së fushatës së Hillary, e kalo pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur.

Që atëherë ai ka qenë në luftë me Komitetin Kombëtar Demokrat (DNC) dhe krenaren e tij, Donna Brazile.

Donna Brazile

Në fund të vitit të kaluar, Donna Brazile ishte e ngarkuar me punë për DNC, një gjë që i jepte influencë të madhe në partinë dominonte të Amerikës, nëse Hillary do të fitonte zgjedhjet. Pas një viti ajo ka përmbledhur në një libër të trashë se si humbën zgjedhjet e Demokratëve.

Pas një viti luftë për të bashkuar Partinë, Brazile ndodhet tani në përpjekje për të shuar luftën civile në partinë Demokratike, që mendohet se mund të marrë fund aty nga viti 2020.

Elizabeth Warren

Kandidate e fortë e të majtës për zgjedhjet e vitit 2020, vitin e kaluar ishte thuajse në hije të Hillary Clinton.

Veritas.com.al/