Një grua ka vdekur mbi Urën Westminster në Londrën qendrore, akt ky që nga policia po trajtohet si “incident terrorist”, raporton BBC.
Një oficer policie gjithashtu është rrahur afër Dhomës së Parlamentit nga një sulmues, i cili u qëllua për vdekje nga polici.

Agresori goditi disa këmbësorë teksa po ngiste makinën mbi urë, para se të përplasej në turmën e njerëzve.

Një doktor i spitalit “St. Thomas” tha se një numër njerëzish janë lënduar- disa me plagë “katastrofike”. Një burim nga “Downing Street’ tha se kryeministre Theresa May është e sigurt.

Kryeministre Theresa May është parë duke u ulur në makinën e saj ngjyrë argjendi Jaguar teksa dëgjoheshin zhurmat jashtë parlamentit rreth incidentit.

Stafit brenda Parlamentit i është thënë të qëndrojë brenda sallës ku kanë qëndruar edhe oficerët. Tom Peck, editor politik i gazetës “Independent”, shkroi në Twitter: “Kishte zhurmë të madhe. Gurgule. Por edhe zërat e të shtënave me armë. Policë të armatosur kudo!”.

/Veritas.com.al/