Franca ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë, ndërsa policia është vënë në gjueti tënjë personi të armatosur i cili hapi zjarr në një Market Krishtlindjesh në lindje të qytetit të Strasburgut.

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur rëndë.

Personi i armatosur, 29 vjeç, i njohur nga autoritetet si ekstremist, u arratis pasi- siç raportohet- ishte plagosur.

Rreth 350 oficerë policie janë të angazhuar në kërkim të të armatosurit që hapi zjarr. Prokuroria kundër terrorizmit e Francës ka hapur një hetim.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner tha se vendi është ngritur në një alarm të ‘sulmit urgjent’ dhe ka zgjeruar fuqinë e policisë dhe duke krijuar temperaturat më të larta të vigjilncës.

Ai shtoi se kontrolli kufitar është përforcuar dhe siguria në të gjitha marketet e Krishtlindjeve do të rritet edhe më shumë.

Kryebashkiaku i Strasburgut, Roland Ries, ka thënë se marketi i krishtlindjeve do të mbyllet të mërkurën dhe se flamujt do të ulen në gjysmë- shtizë në selinë e Bashkisë

Veritas.com.al/