Nga: MARTHA MENDOZA dhe KATHLEEN RONAYNE

Policia thotë se oficerët janë duke iu përgjigjur një situate aktive të shtënash në Festivalin vjetor të hudhrës të Gilroy-t.

GILROY, Kaliforni (AP) – Një person i armatosur ka prerë një gardh për të shmangur sigurinë dhe ka hapur zjarr në festivalin popullor të hudhrës ne Gilroy të Kalifornisë, duke vrarë tre dhe duke plagosur të paktën 15 para se policia ta qëllonte atë për vdekje ndërsa njerëz të tmerruar dhe interpretues vraponin per tu fshehur.

Shefi i policisë së Gilroy-t, Scot Smithee, tha se personi ishte i armatosur me një pushkë dhe hyri brenda një gardhi që rrethonte një vend parkimi afër një përroi. Ai u shfaq për të marre ne shenje rastësisht njerëzit kur hapi zjarr menjëherë pas orës 5:30.të dielën, përfundimi i festivalit tre-ditor që tërheq më shumë se 100,000 njerëz në qytetin e njohur si “kryeqyteti hudhrës ne Botë”.

Policia u përgjigj brenda një minute,identifikoi të dyshuarin dhe e vrau atë, tha Smithee.

Disa dëshmitarë raportuan për një të dyshuar të dytë, tha Smithee, por ishte e paqartë nëse ai person ishte i armatosur ose thjesht ofroi ndihmë.Kërkimet vazhduan deri natën vonë.

Të plagosurit u dërguan në spitale të shumta, dhe kushtet e tyre shkojne nga shume kritike në kritike, me disa në sallen e operacionit mbrëmjen e së dielës. Së paku pesë janë trajtuar dhe lëshuar.

Në një tweet,Guvernatori i Kalifornise Gavin Newsom e quajti gjakderdhjen “asgjë më pak se te tmerrshme” dhe shprehu vlerësimin për përgjigjen e policisë. Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter para se autoritetet te konfirmonin se personi i armatosur kishte vdekur dhe u kërkoi njerëzve që të “jenë të kujdesshëm dhe të sigurohen!”

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi njerëz duke vrapuar në terror ndersa degjoheshin të shtëna.

VERITAS.COM.AL/