Pas ultimatumit të reperit Stresi që nëse brenda 72 orëve nuk dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ditën e diel do të digjet Tirana, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kara shkruan se kësaj radhët nuk do të rrihet duarkryq duke bërë sehir djegien e Tiranës, pasi ideuesit dhe plehrat zbatuese do të digjen vet përfundimisht në zjarrin e Tiranës.
“Do digjet Tirana”/ Doli me paralajmërimin e frikshëm për ditën e diel, Stresi bën veprimin e papritur pas thirrjes tronditëse
“Te kerkosh drejtesi duke djegur Tiranen.
Kete radhe nuk do rrime duarkryq duke bere sehir djegien e Tiranes.
Zjarrvenesit e Tiranes dhe Shqiperise, ideuesit dhe plehrat zbatuese, do të digjen perfundimisht në zjarrin e Tiranes.
Politika e marrjes se pushtet me zjarr, duhet dhe do të marre fund.
Ky qytet shpirtmadh, duhet të zbatoje të pakten nje nga rregullat e Athines dhe Romes se Lashte, censusin e pervitshem dhe debimin me votim popullor te atyre plehrave qe nuk e meritojne të jetojne në të.
Ata qe guxojne te mendojne te djegin Tiranen për të dhene mesazhe politike apo ndeshkime, minimumi duhen trajtuar si jashteqitje e ketij qyteti dhe të sikterisen perfundimisht prej tij.
Dhunes se llumit duhet t’i pergjigjemi dhemb për dhemb.”, shkruan juristi Romeo Kara./ ZATHUR/
VERITAS.COM.AL