Artistët protestuan mbrëmë në oborrin e Teatrit Kombëtar, kundër projektit të qeverisë që parashikon prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një teatri të ri, duke iu bashkangjitur disa kulla shumëkatëshe.

Protesta ishte konceptuar me pjesë recitimesh, muzikë dhe shfaqje teatrale, veç fjalimeve të zakonshme, ku shprehej kundërshtia e artistëve dhe qytetarëve ndaj projektit qeveritar.

Regjisori Robert Budina duke iu drejtuar të pranishmëve tha se në rast se qeveria nuk do ketë tërheqje nga projektligji për ndërtimin në këtë zonë, ata do të intensifikojnë protestat pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Kulturës dhe kanë paralajmëruar për protesta shumë më të forta.

“Në rast se sot qytetarët po kalojnë një kohë mjaft të bukur këtu tani duke dëgjuar këngë patriotike, qytetare, këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe nga Kosova, duke dëgjuar recitime, duke parë dhe performanca- ky është mesazhi që ata po marrin, sepse e gjitha kjo po bëhet që kjo hapësirë të mbrohet.

Për të gjitha komentet që janë bërë pas dëgjesës së ka pasur kryetari i Bashkisë me artistët, mesazhi më i fundit është ky: Nuk mund të quhen më dëgjesa publike me qytetarë apo artistë në rast se zhvillohen në kullat e oligarkëve, ashtu sikurse pretendojnë artistët se ishte dëgjesa e fundit.

Një koment tjetër që kanë bërë në këtë skenë ishte se nuk janë të përçarë, nuk kanë përdorur gjuhë raciste ndaj kolegëve që mendojnë ndryshe, por kanë mbajtur një qëndrim të prerë ndaj atyre personave që nuk kanë qenë koherentë gjatë gjithë kësaj periudhe të protestave në Teatrin Kombëtar, duke qenë protestues në fillim dhe duke ndryshuar qëndrimin gjatë rrugës”.

Ndër ata që folën ishte dhe regjisori Robert Budina, i cili theksoi se nëse qeveria nuk i dëgjon artistët, ata do gjejnë zgjidhje më të forta për të arritur qëllimin e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim në protesta derisa qeveria të tërhiqet”, vijoi ai, shkruan KultPlus.

Veritas.com.al/