(FOTO: Pamje e studios televizive nga Debati i Tretë mes kandiatëve presidencial Trump dhe Clinton) 

Nga Warner Todd Huston/

Ndërsa fushata elektorale presidenciale tashmë ka mbetur pas, një studim mbi mbulimin e fushatës nga tre stacionet Televizive, zbulojnë se çështjet e vërteta, praktikisht u injoruan dhe në vend të tyre televizionet u fokusuan në kontroversin e supozuar dhe personalitetin e kandidatëve.

Studimi, i kryer nga Andrew Tyndall pak para datës 8 nëntor, zbulon se mbulimi i çështjeve të rëndësishme ishte i rrallë ose vërtet i hapërdarë. Pasqyra e këtij studimi tregon se që nga viti 1988, mbulimi i çështjeve kryesore, rrallë herë ka qenë më pak se 114 minuta, dhe zakonisht ka qenë mbi 200 minuta gjatë kohës së transmetimit në të tre kanalet televizive.

Ndërsa në fushatën e vitit 2016, rrjetet televizive e kanë ulur kohën e mbulimit të çështjeve të interesit publik deri në 32 minurta transmetim; madje edhe dy javë para ditës së Zgjedhjeve.

Në vend të raportimeve mbi armët, shëndetin dhe politikat e kujdesit ndaj njeriut, planet e parandalimit të terrorizmit, siguria, ekonomia, rrjetet televizive në vend të këtyre temave raportuan mbi përshtatjen e kandidatit për në zyrë, ndershmëria, besueshmëria mbi të vërtetën, kontraversialiteti, qëndresa, dhe të tjera gjëra si këto.

“Kanë mbetur vetëm dy javë”, shkroi Tyndall më 25 tetor dhe megjithatë, “mbulimi i problemeve këtë vit është virtual, jo ekzistent. Nga 32 minuta në total, 17 minuta ka zënë terrorizmi, politika e jashtme 7 minuta, në kohën kur problemet në Lindjen e  Mesme (Izrael-ISIS-Siria-Irak) kanë tërhequr interesin e shumicës së njerëzve. Të drejtat e Gay, emigracioni dhe ruajtja e kufijve, janë përmendur kalimthi”.

“As treg, as kujdes shëndeti, as ndryshim klime, as droga,as armët, as infrastruktura, as deficiti… Këto tema janë përmendur vetëm në shtesat që kanë bërë vetë kandidatët, por jo në iniciativën e rrjetit televiziv”.

Tyndall ka rishikuar gjithë periudhat e zgjedhjeve, duke u kthye deri në vitin 1988. Ai konstatoi se në atë periudha problemet zunë m shumë kohë të përhershme në mbulimin nga televizionet.

Për shembull, sipas studimit të Tyndall, në vitin  1988, raportimi mbi problemet gjatë transmetimit në ajër, në ABC, NBC dhe CBS ( të kombinuara) kanë zënë nj kohë prej 117 minuta. Në vitet e mëvonshme koha u rrit në 210 minuta në vitin 1992; 98 minuta në vitin 1996; 130 minuta në vitin 2000; 203 minuta në vitin 2004; 220 minuta në vitin 2008 dhe vetëm 114 minuta  në 2016.

/Veritas.com.al/