Nikollë Lesi, drejtor i gazetës KJ, Lesi është shprehur se Basha braktisi sot banorët e Astirit. Sipas tij kreu i PD-së Basha duhet t’i tregojë dhëmbët Ramës. Vetë gazeta KJ tashmë është shumë afër me LSI-në e Kryemadhit e Metës, prandaj edhe i di mirë të gjitha gjërat që ndodhin e që shikohen në horizont.

Zoti Lesi thekson se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.

“Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë ti përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.”, reagon Nikollë Lesi. Ky i fundit ka theksuar më tej se për këtë fajin e ka dhe SHBA me BE-në, të cilat kanë mbështetur së fundmi shumë Ramën edhe me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga shkrimi:

“Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhrin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese. E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë”.

Veritas.com.al/