
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pas disa ditësh tensione të mëdha, Mitrovicën e Veriut.
Ai është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ai ka shkuar të takojë policët që ndodhen në veri.
Në fakt kjo vizitë e befasishme e Kurtit në veri të Kosovës është paksa e dyshimtë, për shkak se nuk ka pasur një njoftim nga qeveria e Kosovës.