Pak pas shtimit të forcave në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Po ashtu, u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, i cili mori dëme të konsiderueshme materiale. Gjendja shëndetësore e policit të plagpsur është stabël dhe jahstë rreziku për jetën, por mjekja e tij zbulon  se efektivi është goditur me një plumb në kraharor dhe e ka ende në trup. Si rrjedhojë, polici është transferuar nga spitali i përgjithshëm i Mitrovicës në klinikën e Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë se, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë gri, me targa KM.

Duke raportuar nga vendi i ngjarjes, persona të maskuar kanë sulmuar edhe gazetarë të medias së Kosovës. Nga sulmi nuk janë raportuar të lënduar.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Mitrovicë, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, e cila së fundmi ka rënë pre e disa shpërthimeve me bomba të një pas njëshme.

Pas sulmit, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës e cila bëri përgjegjës regjimin serb.

Në Twitter, shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës shkruan se është kërcënim i hapur i regjimit serb.