Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Shefi i qeverisë thotë se zhvillimet e sotme nuk e ndihmojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndaj bën apel të evitohet shtegu i përplasjeve.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar”, shprehet Rama.
Rama shprehet se kjo “panoramë” është e panevojshme dhe për këtë shton se në qendër të veprimeve Kosovë-Serbi duhet të vihet dialogu.
“Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Rama