Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

A2 CNN raporton se autori i grabitjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *