Nga: Laert Skiro/
Me sa duket, në PD po përgatitet alibia e humbjes së zgjedhjeve, duke ia lënë fajin të tretit; kësaj here as të dytit.
Në një shkrim teorik mbi zgjedhjet, përgatitur me sa duket në një kohë jo të shkurtër dhe me konsultime, njëri nga ‘akademikët’ e Partisë Demokratike, ka ‘justifikuar’ humbjen si “defekt i vendit” dhe i popullit.
Romeo Gurakuqi, deputet nr. 1 në Shkodër, i reklamuar nga Basha si ‘krenari e Shkodrës’, sot ka publikuar një artikull teorik, që me sa duket është shkruar nën kujdesin e lidershipit të PD për të justifikuar humbjen në zgjedhje.
Deputeti Gurakuqi shkruan:
“Jemi një vend ku çdo program i punuar me mendje, shpirt, atdhedashuri, ekspertizë, dështon para forcës, dhunës, parasë dhe dinakërisë së ekspertëve të kupolës”. (Lexo BË, 05/07/2017/ ora 12.15).
Sipas autorit, ‘ky është vendi’ i humbjes së PD dhe jo arsye të tjera që sollën humbjen. Në këtë vend ‘çdo program i punuar me mendje’… dështon- thotë autori. Shkruesi i artikullit, që mendoj se nuk është i vetëm, pasi artikulli duket jo si publicistikë por si program justifikues i partisë, gjënë e parë që ka kapur me dorë në ‘thesin’ e arsyeve të humbjes është ‘ky vend i budallenjve’ që nuk kanë kuptuar ‘programin e punuar me mendje’ nga lidershipi i PD. Me një popull ‘budalla’ natyrisht që nuk mund të fitonte PD e liderëve ‘të mençur ‘ dhe e ’programeve me mend’.
Është hera e parë kur një grupim politik, sado i trishtuar nga humbjet, fajëson direkt popullin e vet. Por është hera e parë dhe e paperceptueshme se si një parti politike, pas humbjes, e quan popullin e vet ‘budalla’ që nuk kupton ‘programin me mend’.
Në qoftë se një gjë, si kjo, ndodh për herë të parë në historinë politike, atëherë nuk ka asnjë mundësi për analizë. Kjo ose do të hyjë në ‘teorinë politike’ të dhunës mbi popullin pas dështimit të partisë, ose do të zhduket si e paqenë, për të tjerët.
Vjen një pyetje tjetër:
Nëse PD nuk e mban dot për vete shkakun e humbjes, vallë pse nuk e ‘delegon’ te tjetri, dmth., te i dyti? Kjo është një praktikë më e njohur, sidomos për shoqëritë dhe politikën totalitare. PD, megjithëse pësoi humbjen më katastrofike në historinë e partive politike të shekullit, nuk ka as ‘honorin’ që të pranojë humbjen. Gjithë humbjen nuk mund ta pranojë sepse është shumë e rëndë, por të patën të thot ë se humbi. Siç po shihet, këtë nuk e bën dot, por të paktën të ngarkojë kundërshtarin me humbjen e vet…
Këtë, PD nuk e bën, akoma më keq. Përballë PD nuk ka njeri. Disa të nxituar dhe servilë të kryetarit Basha, nganjëherë nxjerrin zë sikur kundërshtari ishte PS. Sapo nxjerrin zë, menjëherë e mbyllin. Sepse kryetari iu bën me sy. Ai e di mirë se PS nuk ishte përballë, por brenda ‘shtëpisë’. Ose PD- PS ishin një shtëpi e vetme. Marrëveshja e fshehtë që bënë Basha dhe Rama (PD e PS) përmban piëkrsiht këtë ‘shtëpi’: Fitorja do të ishte e përbashkët, humbja e përbashkët, qeveria e përbashkët dhe interesat e përbashkëta!.. Për PD nuk ka të dytë, sepse i dyti është vetë dhe i pari është vetë…
Atëherë PD, me teoricienët, po përpunon idenë se fajtori është ‘vendi’ dhe ‘populli’ që nuk ka aq mend sa të pranojë ‘programe me mend’.
Rast i vetëm në botë.
Veritas.com.al/