Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë. Sipas policisë 45-vjeçari U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë.
Fillimisht është shoqëruar në polici, me pas është dërguar në spital.