Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Jug të vendit sot pasdite.

Nga të dhënat e para, nuk raportohet për dëme as për të lënduar.

Sipas Institutit të ‘Gjeoshkencave’, tërmeti me magnitudë 4.1 dhe thellësi 12 km, ka goditur në orën  18:47:11. Epiqendra ka qenë fshati Fushëbardhë në Gjirokastër.

Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 140 kilometra në jug të Tiranës dhe 14 kilometra në perëndim të Gjirokastrës.

Veritas.com.al/