
Pas tërmetit prej 5.2 shkallësh që dridhi sot Malin e Zi në ora 11:46, mediat e vendit fqinj njoftojnë se ka ndodhur edhe një dridhje tjetër por më pak e fuqishme.
Siç raporton “Vijesti”, pas tërmetit të parë dhjetë minuta më vonë ka rënë edhe një tërmet tjetër, fuqia e të cilit ishte 3.2 shkallë Rihter.
Tërmeti i parë ka ndodhur në rrethinën e Plavës dhe epiqendra e tij ishte rreth 5 kilometra nën tokë.
Për shkak të këtij tërmeti dridhje ka pasur edhe në Kosovë.
Veritas.com.al/