Një tërmet me mangitudë 6 ballë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:50 në zonën detare mes ishujve të Kretës, Kasos dhe Karpathos. Tërmeti shkaktoi panik te banorët e ishujve të Egjeut jugor dhe në Kretën lindore, ku u ndje veçanërisht, megjithëse epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 60 km.

Lëkunndjet u ndjenë gjithashtu në disa zona të Atikës dhe përgjatë bregdetit të Turqisë.

Deri më tani fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale, ndërsa sizmologët shprehen se pavarësisht fuqisë së lëkundjes, nuk do të ketë tërmete të tjera, shkruanProthotema.gr.

Kreu i OASP (Organizata për Planifikimin Antisizmik) Efthymios Lekkas theksoi se bëhet fjalë për një tërmet që ndodhi pikërisht mbi harkun grek, pra në vendin ku përplasen pllakat tektonike evropiane dhe afrikane dhe se nuk ka asnjë lidhje me tërmetet në Santorini apo me tërmetin që ndodhi në Turqi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *