(Updated)
Sot në mëngjes, e Mërkurë, në qendër të Italisë ka rënë një tërmet i fuqishëm. Sipas Reuters janë shembur shumë ndërtesa dhe janë parë çati shtëpishë që tundeshin.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet për 10 të vdekur.
(Updated)
Të paktën 38 vetë kanë vdekur në termetin e fuqishëm që përfshiu sot herët në mëngjes, Italinë Qendrore, tha një zëdhënës i Departametit të Mbrojtjes Civile.
Tërmeti goditi qytete dhe fshatra në zemrën malore të vendit, gjë që e bën operacionin e shpëtimit edhe më të vështirë, tha zëdhënësja Immacolata Postiglione.
Duke folur para gazetarëve , Postiglione tha se 27 vetë kanë vdekur mes qyteteve Accumoli dhe Amatrice, dhe 10 të tjerë kanë vdekur afër zonës Arquata. Më vonë, në konferencën e saj për shtyp, ajo e ngriti numrin e të vdekurve suke e çuar në 38, pa dhënë detaje të tjera. / Reuters- Veritas.com.al/
(Updated)
Të paktën 60 njerëz kanë vdekur nga tërmeti në Italinë qendrore, sipas medias italiane.
Tërmeti me magnitude 6.2 ra në ora 03:36 (01:36 GMT), 100km (65 miles) veri- lindje e Romës, jo larg nga Perugia.
Shumë nga të vdekurit ishin nga Accumoli, afër epiqendrës, në një distancë të shkurtër me Amatrice, ku tre të katërtat e banesave janë shkatërruar.
Shumë njerëz besohet se janë varrosur nën gërmadha, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 60; dhe pritet të rritet.
Kryeministri Matteo Renzi nderoi vullnetarët dhe anëtarët e mbrojtjes civile të cilët vrapuan drejt skenës së tërmetit në mes të natës dhe me duart e tyre, pa asnjë mjet, gërmuan në kërkim të të mbijetuarve. /Veritas.com.al- Reuters/
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, njoftoi sot e Mërkurë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Italinë qendrore është të paktën 120. 368 është numri i personave të plagosur. Mijera kanë mbetur pa strehë/ BBC-Veritas.com.al/
(Updated)
Numri i të vdekurve në tërmetin e Italisë është rritur, të paktën, në 247, ndërsa mijëra forca të shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar.
Shumë të tjerë besohet se janë zënë poshtë rrnëojave në Amatrice, Accumoli dhe Pescara e Trontos, në qendrën malore të Italisë.
Kërkimet vazhduan përgjatë natës, dhe ishtin përsëri goditje të tjera pas tërmetit shkatërrimtar, që dëmtuan përsëri ndërtesa.
Më shumë së 4,300 forca të shpëtimit po përdorin mjete të rënda si dhe po punojnë edhe me duar.
Shumë nga viktimat ishin fëmijë, tha ministri i Shëëndetësisë; ata po thonë se numri i viktimave mund të rritet përsëri.
(BBC- Veritas.com.al)
(Updated)
Qindra goditje të tjera kanë përfshirë zonën tashmë të rrënuar në Italinë Qendrore, duek vështirësuar kërkimet pas tërmetit që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve.
Një tjetër tërmet me magnitude 4.3 ballë goditi, sot, e Enjte, mbasdite, duke i detyruar forcat e shpëtimitr që të largohen nga zona e rrezikut.
Rreth 5000 anëtarë të forcave të shpëtimit po luftojnë përmes rrënojave duke përdorur makineri të rënda dhe duke punuar me duar.
Të paktën 25 njerëz janë tani të njohur se kanë vdekur pas tërmetit të të Mërkurës.
(Sipas BBC)
(Updated)
Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet më të dëmtuara nga tërmeti i të Mërkurës, si jjë shpresë se mund gjenden të mbijetuar të tjerë.
Kryeministri Matteo Renzi ka premtuar një fond 50 milionë euro për rindërtimin.
Të paktën 267 njerëz janë bërë të njohur se kanë vdekur dhe 400 janë plagosur. Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet në gërmadhat e ndërtesa
Megjithatë, qindra goditje të tjera tërmeti po pengojnë punën e 5000 forcave të shpëtimit.
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 goditi përsëri sot në mëngjes, e Premmte
(BBC- Veritas.com.al)