( FOTO: Shumica e viktimave janë raportuar nga provinca Kermanshah e Iranit)/

Një termet prej 7.3 ballë ka goditur rajonin kufitar verior mes Iranit dhe Irakut. Deri tani raportohen të paktën 207 persona dhe 2,500 të plagosur.

Një agjenci ndohmash tha se 70,000 perosna kanë nevojë për strehim emergjent pas tërmetit; që konsiderohet nja nga më të fuqishmit e këtij viti.

Shumica e perosnave që vdiqën ndodhen në provincën Kermanshah të Iranitt perëndimor- sipas medias zyratre.

Të paktën gjashtë të tjerë kanë vdekur në Irak, ku njerëzit dolën rrugëve në kryeqytetin, Bagdat.

Xhamitë në qytet kanë transmetuar lutje me zë të lartë.

“Po rrija me fëmijët e mij e po hanim darkë kur papritur m’u duk se pallati po vallëzonte në ajër”, tha nëna e tre fëmijëve, Majida Ameer, për agjencinë Reuters.

“Fillimisht mendova se ishte ndonjë bombë shumë e madhe. Por pas pak dëgjova se të gjithë rretherrotull ikin e thërrinin “Tërmet!, Tërmet!”…

 UPDATED:

Tërmeti prej 7.3 ballë ka tundur rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, ku janë vrarë të paktën 348 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

Një agjenci ndihmash Iraniane tha se 70,000 persona kanë nevojë për strehim pas tërmetit, që ishte një nga më të fuqishmit e këtij viti.

Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e  Kermanshah. Afërsisht 5,660 persona ishin plagosur.

Shtatë persona vdiqën në Irak, ku njerëzit dolën në rrugët e kryeqytetit, Baghdad.

Veritas.com.al/