Rome (AFP) – Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi zonën përreth vullkanit më aktiv të Evropës, malit Etna të mërkurën herët, duke plagosur katër vetë, duke dëmtuar ndërtesat e vjetra dhe duke detyruar mbylljen e një autostrade që shkonte përgjatë detit, thanë autoritetet italiane të mbrojtjes civile.

Tërmeti ishte më i forti në rajon pasi Etna shpërtheu të hënën, duke hedhur hirin dhe duke detyruar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore siciliane. Një seri dridhjesh e ndoqën, por më e fundit ishte më e forta.

Instituti Kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologjine (INGV) tha se tërmeti ndodhi në mes të natës dhe ishte vetëm një kilometër (0.6 milje) i thellë.

Me gjithë mbylljen e një pjese të autostradës që kalon përgjatë bregut, aeroporti në qytetin lindor të Catanias, kryeqyteti i provincës, ishte i hapur.

Epiqendra u lokalizua në veri të Catanias dhe disa familje duhej të kalonin natën në rrugë. Katër vetë kanë pësuar lëndime të lehta, thanë zyrtarët.

Dy njerëz u shpëtuan nga një ndërtesë e shkatërruar.

Shpërthimi i së hënës ndodhi në anën e malit Etna dhe ishte shpërthimi i parë lateral në një dekadë.

Mali Etna është 3,300 metra i lartë me shpërthime të shpeshta të regjistruara në 2,700 vitet e fundit.

Shpërthimet e saj më të fundit ndodhën në pranverën e vitit 2017 dhe shpërthimi me i madh në dimrin 2008/2009.

Në fund të marsit, një studim i botuar në Buletinin e Vullkanologjisë tha se Etna po lëvizte ngadalë drejt Mesdheut – me një ritëm konstant prej 14 milimetra në vit.

Veritas.com.al/