
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas shembjes së xhamisë në Mianmar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin e Azisë Juglindore të premten, ndërsa 3 persona raportohen të vdekur në Bangkok. Ekipet e shpëtimit kërkojnë në rrënoja ku një numër i panjohur njerëzish mendohet të jenë të bllokuar.
Junta ushtarake që sundon Mianmarin që nga një grusht shteti në vitin 2021 ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e Sagaing, Mandalay, Magëay, Bago, Easter Shan dhe Naypyidaë.
Sipas raporteve të mediave lokale ajo ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Zyrtarët do të hetojnë dëmet dhe do të fillojnë bashkërendimin e shpëtimit në zonat e prekura.
Imazhet dramatike tregojnë ndërtesa të dëmtuara në Mandalay, qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.
Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar. Uebfaqja e saj thotë se “një numër i madh viktimash dhe dëme të mëdha ka të ngjarë dhe katastrofa është e përhapur”. Agjencia thotë se “ka të ngjarë të ndodhin mijëra vdekje”
Komente