-Dje në mëngjes një tërmet i fortë goditi Francën, midis Montpellier dhe Lyon: 4 persona u plagosën, njëri prej te cilëve rëndë

Nga: Francesca Bernasconi

Eshtë tërmeti më i fortë në 16 vitet e fundit në Francë. Tërmeti, 5.4 gradë të shkallës Rihter, i cili u regjistrua dje pranë Montèlimar, në Drome (në jug të Lyonit) nuk shkaktoi te vdekur.

Katër persona u plagosën, një në gjendje të rënde dhe dëme te ndryshme, më i madhi në qytetin e afërt të Teil.

Ndërkohë, megjithatë, prefekti i Drome ka njoftuar mbylljen e reaktorëve në centralin nuclear te Craus, për të lejuar nje “kontroll të thelluar“, megjithëse “nuk është zbuluar asnjë dëmtim i ndërtesave dhe strukturat po funksionojnë normalisht“. Sipas Corriere della Sera, prefekti precizoi se “pragu i dridhjes sizmike shkaktoi një alarm në vetëm njërën nga 5 camerat prezente në vend. Asnjë dëm nuk u gjet në ndërtesa, dhe inpiantet funksionojnë normalisht. Sidoqoftë, në përputhje me procedurën e sigurisë dhe të parandalimit të vendosura nga operatori bërthamor, në orët e ardhshme do të ketë një mbyllje të reaktorëve për të lejuar një analizë të plotë të impianteve “.

Epiqendra e tërmetit, e ndodhur në Ardèche, është “më pak se 20 kilometra larg termocentralit bërthamor Cruas-Meysse në Ardeche“, dhe “30 kilometra larg nga stacioni atomitk I Tricastin “. Sipas asaj qe raporton kolektivi anti-bërthamor i Vaucluse, Trincastin është “vendosur në një gabim sizmik aktiv dhe nën kanalin Donzère-Mondragon”. Për këtë arsye, do të ishte “siti bërthamor më i rrezikshëm në Evropë”.

Agjencia per Sigurinë Bërthamore (ASN) ka siguruar komunitetin: tërmeti, në të vërtetë, nuk do të shkaktonte “ndonjë dëm të dukshëm” në vendet e ekzaminuara bërthamore, por do të bëhen disa kontrolle. Për këtë arsye, reaktorët Craus janë mbyllur. Mbyllja, paralajmëroi ASN, mund të zgjasë disa ditë, në varësi të rezultateve të inspektimeve. Tricastin, nga ana tjetër, mbetet aktiv qe nuk ka regjistruar pragun e paralajmërimit.

Tërmeti, u ndje edhe në jug të Francës, veçanërisht goditi Teil, një lokalitet në kufi me Montèlimar me mbi 8,500 banorë. Kryetari i bashkisë, i cili pohoi, sipas raporteve të Agit  se ai “kishte patur frikë për jetën e tij“, dy kulla janë gati të shemben dhe madje kati i fundit i bashkisë rezulton i paarritshëm. E dëmtuar edhe dërtesa e liceut,.

Veritas.com.al/