Një termet mbi 4 ballë tronditi mbrëmë veriun e vendit.

 Lëkundjet që u ndjenë deri në Kosovë ishin me magnitudë 4.8 dhe shkaktuan disa dëme në Pukë ku dhe kishte epiqendrën tërmeti.

Janë konstatuar disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.

Raportohet gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në spitalin e qytetit.