“Iran News Update”, duke iu referuar raportit të DASH, shkruan se Irani po e shton gjithnjë e më shumë praninë e tij dhe burimet në Europë, veçanërisht në Ballkan ku mes vendeve të tjera e shënjestruar është edhe Shqipëria.

“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert nga Irani, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.”

Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirësie” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës”,- thuhet në shkrim.

Në shkrim theksohet se “Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh anëtarësh të grupit opozitar Iranian, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”. Shkrimi mbyllet me një paralajmërim: “Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente dhe të bashkohet me sanksionet e SHBA kundër IRGC”.

Veritas.com.al/