Edhe pse u përpoqën të gjenin një sallë të mbyllur ku mund të nisin grevën e urisë, për banorët ka qenë e pamundur. Policia e shtetit nuk i ka lejuar që të futen në salla, sipas njoftimeve nga Shkodra.
Pas kësaj banorët kanë zgjedhur të zhvillojnë grevë urie në stolat përballë godinës së zyrave të Prefekturës Shkodër, që ndryshe është edhe përfaqësia e qeverisë në zonë.
Banorët Dritan Ndreu, Gjon Lasku, Skënder Mëhilli, Pal Marku, Lush Ndoci, Arben Kola dhe Frrok Kola sot në mesditë kanë nisur grevën e urisë në ambientet e jashtme të Prefekturës. Ata kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet e shkaktuara në vitet 2011 e 2012.
/Veritas.com.al/