
Menjëherë sapo ka nënshkruar marrëveshjen e ‘Demarkacionit”, dmth., të ndryshimit të kufijve me presidentin e Malit të Zi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve detajet:
Ai ka thënë se me Filip Vujanoviq janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo Marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.
“Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti.
Pastaj, sipas tij, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.
Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dyditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq
Veritas.com.al/