Akoma pa u tharë lotët e të devotshmëve të kryeministrit Haradinaj, ai zbret nga avioni dhe deklarohet si kryeministër. Të devotshmit kishin derdhur lot heroizmi për dorëheqjen e Haradinaj dhe e kishin quajtur; ‘Ja ky është burrë”.

Po tani që u pendua dhe u kthye në krye të qeverisë, a do ta quajnë prapë ‘burrë’?.

Sapo preku tokën e Kosovës, i ardhur nga gjyqi i Hagës, ai deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

“Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Megjithëse ka të atillë që mendojnë se mbledhja e qeverisë dhe kryerja e detyrave pas dorëheqjes është jo kushtetuese, Haradinaj ka ftuar që të njëjtit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes është jo kushtetuese. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, përfundoi Haradinaj.

Kjo mbledhje është thirrur një javë pasi Haradinaj ka dhënë dorëheqje të nga posti i kryeministrit, pas thirrjes nga gjykata e Hagës.

Veritas.com.al/