(FOTO: Michael Glove)/
Theresa May, kryeministre e Britanisë, emëroi ministrat e kabinetit të saj. Disa nga kolegët konservatorë nxituan të mbështesin zonjën May, ndëra të tjerët që nuk e mbështetën ishin me numrin e gishtave pas zgjedhjeve katastrofë që sapo kaluan.
May po kërkon të bëjë marrëveshje me partinë e Irlandës së Veriut që ndodhet në grupin e partive konservatore. Ligjvenësit mendojnë se kundërshtimi që bënë votuesit me votën e tyre do të thotë se May duhet të anuloje politikat e planifikuara dhe të ri-mendojë strategjinë për bisedimet e daljes nga BE.
Një grup i deputetëve të vjetër konservatorë hynë të dielën në zyrat e May dhe kërkuan të mësojnë rolin e tyre sipas qeverisë së re.
Pozitat e May do të ishin të dobësuara brenda partisë së saj nëse do të kishte ndryshime të mëdha në qeveri. Ministrat më të vjetër kanë mbetur brenda kabinetit; duke përfshirë shefin e Thesarit Philip Hammond, Sekretarin për Punët e jashtme Boris Johnson, Sekretarin e Mbrojtjes Michael Fallon dhe sekretaren e Bredhsme Amber Rudd që mbajnë pozitat e tyre. Në qeveri do të ketë pask ndryshime.
Damian Green, një ligjvënës pro-BE, u emërua si sekretar i parë i shtetit, efektivisht zëvendës kryeministër.
May, gjithashtu riemëroi një kundërshtar të vjetër, Michael Gove, rival i May për të marrë lidershipin e Konservatorëve, të cilin May e largoi nga kabineti kur mori postin e kryeministres vitin që shkoi. Gove, një pro- Brexit i shquar, është emëruar sekretar për Mjedisin.
Veritas.com.al/