( FOTO nga: Toby Melville – Pool / Getty Images)/

Theresa May i është përgjigjur përshkallëzimit të kërkesës së Bashkimit Europian mbi pagesën që ‘duhet t’i japë’ Britania mbi ‘faturën e divorcit’. May i ka kërkuar bllokut të BE se ‘BE i detyrohet para Mbretërisë së Bashkuar’.

Komisioni Europian ka menduar që t’i kërkojë Britanisë një shumë prej 100 miliardë euro- një lëvizje kjo që e nxiti udhëheqësin e fushatës së Brexit, Nigel Farage, që ta shante bllokun se ‘sillet si mafia’ në Parlamentin Europian.

“Nuk ka shumë debate rreth detyrimeve të Mbretërisë së Bashkuar se çfarë vërtet ato do të ishin. Ne kemi bërë të qartë se do të shikojmë në të dy anët- ai të drejtat edhe detyrimet”- tha të Dielën kryeministre May për gazetën ‘Telegraph’.

Gazeta e pyeti zonjën May se mbi cilat çështje Britania mund të jetë ‘ proporcioni i detyruar’ pas Brexit; dhe ajo sqaroi se “ Investment Bank (Europiane) është një  fond investimesh, dhe janë disa zona”.

Ajo shtoi:  “Kjo do të jetë, siç e dini, një pjesë e rëndësishme e negociatave”.

Sipas gazetës ‘Telegraph’, kjo është hera e parë kur një lider konservator ka shtruar një kërkesë për ndarjen me Britaninë të aeteve të bankës, që qeveria e çmon diku në shifrën 16 për qind.

/Veritas.com.al/