
Ministri i shëndetësisë i Zelandës së Re e ka quajtur veten një “idiot”, pasi theu karantinimin, dhe shkoi së bashku me familjen në plazh.
David Clark pranoi se udhëtimi 12 milje me makinë, ishte shkelje e qartë e rregullave të karantinës.
“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga Zelanda e Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e kam lënë skuadrën të humbasë. Unë kam qenë idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua.”-tha ai teksa, i ka paraqitur dorëheqjen kryesministres Jacinda Ardern.
Dorëheqja e tij nuk është pranuar për shkak të krizës së koronavirusit/ Dritare/