Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar vrapuesve të Matratones se Tiranes, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Në videon e siguruar nga Report TV, duket momenti kur makina qarkullon në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuarës për zhvillimin e aktiviteteve të sotme, ndërsa një polic e ndalon.
Automjet luksoz theu kordonin e policisë duke u futur nga bulevardi kryesorë drejt rrugës te Pallati kongreseve. Ndërhyrja e policisë shmangu një incident të mundshëm, ndërsa shoferi është identifikuar si Belind Luli.
I riu i pasionuar pas mjeteve luksoze është i njohur në rrjete sociale për shkak të makinave që publikon, ndërsa këtë herë ai ka përfunduar në komisariat i shoqëruar nga policët që ishin aty për të siguruar rendin.
Nuk dihet nëse i riu ishte në gjendje të dehur apo çfarë qëllimi kishte duke çarë kordonin e policisë të vendosur për Maratonën e Tiranës, por me veprimin e tij ka vendosur në rrezik qytetarët që merrnin pjesë në maratonë.
Pas diskutimit me drejtuesin e mjetit, policia ka hipur në mjetin luksoz për ta larguar makinën nga zona ku po zhvillohet maratona e Tiranës, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisarit nr.1 për sqarimin e plotë të ngjarjes.