Ndërsa Policia e Tiranës u ka bërë thirrje sot të gjithë shoferëve që do të lëvizin nesër në rrugët e Tiranës, ditë kur do të hapen shkollat; dhe thirrja është kjo: “Mundësisht kufizoni qarkullimin me makinat tuaja, sepse nxënësit…”.
Një kronikë nga Australia sjell një model se si vendoset rregulli për mbrojtjen e nxënësve. Sipas botës moderne nxënësit e shkollës në rrugë nuk mund të mbrohen duke bërë thirrje të vakëta “mos përdorni makinën sot”. Në Australi, çdo ditë të vitit shkollor, ndodh kështu: Kudo ku shfaqet autobusi i shkollës “school bus” në çdo cep rruge qoftë a në çdo bulevard, të gjitha makinat e tjera ndalojnë në vend; deri në momentin kur zbresin nxënësit dhe makina nis lëvizjen.
Ja kështu urdhëron ligji dhe policia për ruajtjen e nxënësve.
Këtu akoma ndodh ndryshe:
Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë thirrje të gjithë shoferëve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme me nisjen e vitit të ri shkollor dhe të përdorin transportin publik.
Përmes një deklarate, Erion Ahmeti tha se “I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”- tha Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.
Por kjo sjellje e Policisë nuk sjell garanci sa duhet.
Veritas.com.al/