Lideri i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell për Aktin e Lirisë së  Health Care, i njohur edhe si “anullim delikat” dështoi për kalimin e ligjit në Senat.

Ligji i njohur si ‘The Health Care Freedom Act’ u rrëzua me 49-51. Senatorët John McCain (R-AZ), Susan Collins (R-ME), dhe Lisa Murkowski (R-AK) votuan kundër ligjit të ri. Senatorët McCain dhe Murkoëski kishin premtuar në mënyrë të përsëritur për anulimin e Obamacare, ndërsa Senator Collins kishte votuar në mënyrë konsistente kundër çdo propozimi për anulimin e Obamacare.

Jo vetëm gjatë periudhës së fundit, por edhe gjatë fushatës elektroale presidenciale në tubime, senatorët McCain dhe Murkowski kanë premtuar publikisht për të anuluar Obamacare.

Ja dy shembuj ku senatorët premtuan për anulimin e Obamacare:

Lisa Murkowski: “Ky ligj është i papëërballueshëm për njerëzit në Alaska. Për këtë unë do të mbështes ligjin që anulon ACA dhe nxjerr jashtë impaktin e dëmshëm. Unë nuk mund të shikoj që ngritja e pagave për 30% të Alaskanëve të ngrijnë çdo vit, të shikoj bizneset që pengohen artificialisht, të shikoj cilësinë e shkollimit publik që bie poshtë”

John McCain: “Është e qartë se çdo përpjekje serioze për të zhvilluar sistemin tonë të kujdesit shëndetsor duhet të fillojë me anullimin e plotë dhe zëvendësimin e Obamacare, dhe unë do të vazhdoj të luftoj në emër të popullit në Arizona që ta arrijmë këtë”.

Këto ishin premtimet e dy senatorëve që votuan kundër tyre duke rrëzuar ligjin kundër Obamacare.

Veritas.com.al/