Partia Socialiste i propozon Presidentit të Republikës Bajram Begaj 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Presidenti Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.

Ndërkohë që PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e QZ-së Ilirjan Celibashi.