Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe planifikuan pushtimin ushtarak të Katarit, por u ndaluan nga ish Sekretari i Shtetit te SHBA Rex Tillerson i cili, ndoshta për këtë arsye, u lirua nga detyra nga Donald Trump

Nga: Matteo Orlando 

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe planifikuan të nisin një operacion ushtarak kundër Katarit në fillim të krizës diplomatike që shpërtheu në qershor 2017, por u ndaluan nga ish Sekretari i Shtetit te SHBA Rex Tillerson i cili, ndoshta për këtë arsye, u lirua nga detyra nga Donald Trump.

E ka zbuluar The Intercept  qe  ka raportuar një fakt ende të panjohur dhe të besuar nga një anëtar i tanishëm i shërbimeve sekrete amerikane dhe nga dy ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, secili prej të cilëve ka kërkuar të mos përmendet.

Me sa duket, në verën e vitit 2017, disa muaj përpara se aleatët e Gjirit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite të fillonin të nxisnin për përzënien e tij, Tillerson ndërhyri për të ndaluar një plan sekret të të dy vendeve për të pushtuar Katarin.

Në javët që pasuan, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini kishin ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin dhe kishin mbyllur kufijtë e tyre tokësorë, detarë dhe ajrorë me vendin.

Tillerson kishte bërë një seri  telefonatash duke u bërë thirrje zyrtarëve sauditë të mos ndërmarrin veprime ushtarake kundër vendit. Në bisedat, Tillerson, i kishte rekomanduar mbretit saudit Salman, athere ish-princit trashëgimtar Mohammed bin Salman dhe ministrit te jashtëm Adel al-Jubeir që as të mos sulmonin Katarin as të rrisnin armiqësinë.

Tillerson gjithashtu kishte inkurajuar sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis që t’i telefononte homologët e tij në Arabinë Saudite për të shpjeguar rreziqet e një pushtimi të tillë. Në fakt, baza ajrore Al Udeid pranë Doha-s, kryeqyteti i Katarit, është selia qendrore e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe strehon rreth 10 mijë ushtarë amerikanë.

Presionet e Tillerson bene qe Mohammed bin Salman të kthehej mbrapsht, i preokupuar qe pushtimi do të dëmtonte marrëdhëniet afatgjata të Arabisë Saudite me Shtetet e Bashkuara, por ndërhyrja e Tillerson do të kishte zemëruar Mohammed bin Zayed, princin trashegimtar te Abu Dhabi-t dhe guvernator aktual i atij vendi.

Plani i pushtimit te mbetur ne tentative ngre pyetje rreth tendencave ndërhyrëse nga ana e dy prej aleatëve më të afërt të SHBA dhe midis klientëve më të mirë ne temën e armëve. Në vitet e fundit, të dy vendet kanë demonstruar gatishmërinë për të përdorur forcën ushtarake për të ri-dizenjuar politikën në Gji, duke ndërhyrë në Bahrein për të shtypur një kryengritje te “Pranveres arabe”  në vitin 2011 dhe duke udhëhequr një luftë që po shkatërron sot Jemenin.

Disa kohë më parë, mbi ngjarjen, BBC kishte siguruar ndërkohë e-maile që tregojnë një përpjekje lobimi për të arritur qe sekretari i Shtetit të SHBA Rex Tillerson te ishte pushuar për mos mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe kundër rivalit rajonal ,Katarit .

Një raport i New York Times madje sugjeronte që ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington e dinte se Tillerson do të hiqej tre muaj para se të pushohej nga puna në mars.

Përpjekjet e Tillerson për të zbutur konfliktin në Gji, pra, do te shkaktonin largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas asaj që duke nisur nga vjeshta e vitit 2017, princat e Kurorës të Riyadh-it dhe Abu Dhab-it kanë filluar të bëjnë presion mbi Shtëpinë e Bardhë për heqjen e tij, ardhur  një javë përpara se princi trashëgimtar saudit të arrinte për një vizitë shumë të publikuar në Uashington.

Veritas.com.al/