Mu kujtua sot Tina.Tina e bukur si zanë.
Tina syshkruar. Tina e sjellshme pa kufi….
Mu kujtua ky personazh teksa lexoja dëshmitë e oficeres së Vlores, lidhur me ngjarjen e trafikut të kanabisit me të dyshuarin Habilaj.
Po kush ishte Tina?
Nuk është e njohura e rinise time. As kolege.
As personazh romani. Aq më pak as e dashura e viteve të rinisë.
Tina. Ishte ish oficerja e lartë e policisë kriminale në Kopenhagen te Danimarkës. Asistentja e përkushtuar dhe drejtuesja e dhjetra projekteve te trajnimit të policisë shqiptare…
Në Kopenhagen me Drejtoret e Policise
Ishte viti 2003. Pas një ftese të policisë daneze një grup oficerësh të lartë u perzgjodhen per tu trajnuar ne Danimarke. Mes tyre ishin edhe drejtues te sotem ne Policine e Shtetit. Programi i trajnimit ishte per metodat, prognozat dhe perzgjedhjen e personelit ne policine e shtetit.. Qysh ne diten e pare, pasi u akomoduam ne hotel startoi mesimi. Startoi thjesht. Ne hollin e hoteli. Ish oficerja e lartë që udhëhiqte grupin mori fjalën. Do prezantohem e para unë – tha.
Unë quhem Tina…e datëlindjes…e martuar me dy fëmijë. Kam filluar punë si agjente e policisë kriminale në fillim në Kohpenhagen, dhe më pas jam urdhëruar nga eprorët të punoj në Hong Kong. Atje kam filluar punë në një Shtepi Publike si puntore seksi…
Uaaaaaa! – u dëgjua nga drejtorët një thirrje. Çfarë ishte kjo?
Po, Tina i ishte përgjegjur detyrës. Kish bërë prostitutën, e infiltruar per të njohur e zbuluar rrjetet kriminale që operonin me Danimarkën në Hong Kongun e largët. Dhe Tina e tha. E tha për të kuptuar se deri çfarë mund të bëjë polici për vendin e tij… Më tej nuk ka nevojë për koment.
Nuk besoj se oficerja shqiptare e ka njohur dhe është lidhur nga këto pozita me Habilajn. Por, sot Ajo po jep nje kontribut. Dhe për këtë duhet marre në konsideratë dhe në mbrojtje. Nuk duhet shpërdoruar! Aq më shumë pergojuar nga ato që e kanë detyre ligjore të kyçin gojën edhe kur bie tërmet.
Se ndodh pastaj hataja. Humbim njeriun. Humbim besim. Humbim Ministrin. Humbim drejtorin. Humbim…
Humbim Policinë e kërkuar në vite.