Intervistë nga: Jonida Tashi/

Në ditën e Krishtlindjes, aktorja e njohur shqiptare, Tinka Kurti, i ka bërë një lutje të veçantë Zotit, që të kthejë sytë nga shqiptarët, të cilët kanë nevojë për mbrojtjen e tij.

Tinka Kurti:

Për shumë vjet Krishtlindjet, jo vetëm katolikëve dhe ortodoksëve, por gjithë popullit shqiptar. Prandaj i lutem Zotit të sjelli sytë nga ne, e të na mbrojë Shqipërinë dhe  popullin shqiptar se kena shumë nevojë për të.

Aktorja 85-vjeçare, edhe pse një katolike e devotshme, thotë se nuk është fanatike fetare, duke rrëfyer një sekret nga jeta e saj.

Tinka Kurti:

Kjo festë për mua është shumë e bukur. Unë jam e krishterë, nuk jam fanatike, i respektoj tana fetë. Për një kuriozitet, unë jam një ndër katoliket e Shkodrës që mbaj edhe iftarin, domethënë  syfyr e iftar për natën e Kadrit dhe jam shumë e nderume, shumë e lumtur që e baj kyt gja.

Aktorja pohon se ende nuk e ka vendosur se ku do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve, por dëshira e saj është Italia.

Veritas.com.al/