Një grup me 40 studentë shqiptarë janë evakuuar mbrëmjen e sotme nga Tel Avivi në Tiranë duke iu larguar luftës së Izraelit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i ‘Air Albania’ kishte çuar turistë në Tel Aviv dhe ktheu studentë nga Shqipëria, mes tyre nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kërkesë nga ambasada.

Riatdhesimi i tyre u bë pa pagesë nga ‘Air Albania’.  Pasagjerët u pritën dhe u përshëndetën nga Ministri Igli Hasani.

Në njoftimin e ministrisë së Jashtme, thuhet se do të ketë fluturime të tjera të posaçme.

‘Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut.’- thuhet në njoftim.