17 tetor 2025, do të mbahet mend si një ditë historike për kombin shqiptar. Në sheshin Skënderbej, zemrën e kryeqytetit të shqiptarëve, u dëgjuan më tepër zëri i qytetarëve se sa fjalimet e politikanëve në mbështetje të UÇK dhe ish-liderëve të burgosur në Hagë.

Mijëra qytetarë nga gjithë trevat shqiptare, u bashkuan në protestën pro UÇK, ndërsa vetë protesta e cila tejkaloi kapacitetet e një mitingu electoral, mbajti larg edhe protagonizmin politik.

Nga Shqipëria, Rama dhe Begaj ia lanë stafetën ish-Presidentit 95-vjeçar Alfred Moisiu të ecte krah për krah me Ali Ahmetin. Presidenti actual shkroi se UÇK është krenari kombëtare, dhe historia smund të zhbëhet, kurse Rama reagoi dy herë me fjalë zemre.

Megjithatë, në protestë veteranët e UÇK u kujdesën të mos ndihej mungesa e kryeministrit.

Dhuratë të cilën e pranoi kandidatja për Tiranën, Ogerta Manastirliu. Ndërsa Taulant Balla me deputetë socialistë qëndruan pranë djalit të Hashim Thaçit.

Kurti me Osmanin heshtje, ndërsa dhe Berisha në të vetën. Aleatët e tij, Duka dhe Mediu morën pjes në protestë, por për ta kujtuar doktorin në mënyrë special u kujdes Bujar Leskaj.

“Jam me vëllain tim, Ramiz Lladrovcin. Keni thyer urdhër politik? Kujt po i rruhet për….”

Por në shesh u dëgjuan veteranët e qytetarët. Ish-luftëtari i UÇK, Abdulla Veseli tha për Abc Neës se mesazhi pro UÇK jehoi më fort nga Tirana, si ndaj armiqve të jashtëm edhe atyre të brendshëm.

Kurse djali i ish-luftëtarit të burgosur në Hagë, Fadil Fazliu, erdhi në Tiranë me shpresën se do e shohë babain e tij sa më shpejt.

Qytetarë të tjerë, po ashtu u shfaqën mjaft optimistë për mesazhin e kësaj proteste. Ata njëzëri kërkuan lirimin e ish-liderëve të UÇK të burgosur në Hagë, ndërsa propozuan që pas Tiranës, protestat të shtrihen edhe në treva të tjera shqiptare.

Protesta zgjati 80 minuta, nisi e u mbyll në mënyrë paqësore. Në fund, nën hijen e heroit kombëtar Skënderbeu, mbeti imazhi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, heronj të gjallë shqiptarëve./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *