7 persona janë plagosur, pika e karburantit është thuajse e shkatërruar, ndërsa janë dëmtuar disa automjete që ndodheshin aty të parkuara. Këto janë pasojat e shpërthimit të cisternës së gazit, në një karburant në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e së shtunës.

7 të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë në spitalin Nënë Tereza, pasi ka djegie në 40% të trupit. Po në spitalet e kryeqytetit po trajtohet edhe drejtuesi i mjetit që po mbushte bombolën, Bardhok Bushati.

Ngjarja dje afër mesnatës, kur një automjet po furnizohej me gaz. Për më shumë se një orë zjarrfikësit luftuan më flakët, të cilat rrezikonin edhe depozitat e tjera me karburant.

Specialistët kanë nisur një hetim për të saktësuar shkakun e kësaj, ngjarje e cila për pak mund të ishte tragjike. Paraprakisht dyshohet se ajo mund të këtë qenë për shkak të pakujdesisë, ose për një problem teknik.

Veritas.com.al/